Lajme të këqija për Liverpool para ndeshjes me Chelsean

Lajme të këqija për Liverpool para ndeshjes me Chelsean

Ekipi që drejtohet nga Jurgen Klopp nuk ka marrë aspak lajme të mira para ndeshjes me rivalet direkt për titull, Chelsean.

Liverpool me shumë gjasa nuk do llogarit në shërbimet e mbrojtësit Virgil Van Dijk, i cili nuk ka stërvitur sot me skuadrën dhe është në dyshim për ndeshjen e nesërme.

Hollandezi është shtylla kryesore sa i përket repartit defanziv të ‘Të Kuqëve’ dhe mungesa e tij do t’i hapte telashe ekipit.

Të mërkurën, Liverpool u njoh me humbjen e parë këtë sezon pikërisht nga Chelsea në kuadër të Carabao Cup, ndërsa nesër ndeshja zhvillohet në Stamford Bridge, në Premier League./Periskopi/

Shpërndaje në: