Lajme të këqija për Milanin

Lajme të këqija për Milanin

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Gonzalo Higuain do të mungojë ndeshjen e nesërme kundër Empolit pas një dëmtimi në këmbë.

“Gonzalo ka një problem me këmbën e tij. Është një dëmtim i vjetër që e bën të ndiejë dhimbje. Ai ka kërkuar medoemos të shërohet sa më shpejt dhe nesër do të bëjmë një test për të kontrolluar përmirësimin e tij”.

Gazetari i SkySports, i cili zbuloi lëndimin e sulmuesit argjentinas, mori ca fjalë kërcënuese nga trajneri Gattuso: ”Një ditë unë do ta kuptoj kush ju jep informacione. Një ditë, para se të largohem nga ky vend, unë do të di se kush është spiuni. Besomëni, unë do ta zbuloj”, tha italiani./Periskop/

Shpërndaje në: