Lajme të mira për Liverpoolin dhe Shaqirin

Lajme të mira për Liverpoolin dhe Shaqirin

Pas lajmeve të këqija që mori Jurgen Klopp pas ndeshjeve të kombëtareve, duket se ka dritë në fund të tunelit për ekipin e tij.

Virgil Van Dijk kishte probleme me brinjë, Mohamed Salah kishte tërheqje muskulare, Sadio Mane e ka thyer gishtin e dorës, ndërsa Naby Keita ka patur poashtu tërheqje muskulare me përfaqësuesen e Guineas.

Por lajmet e fundit nga infermiera e ‘Të Kuqëve’ sjellin lajme pozitive.

Vetëm Naby Keita nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen nda Huddersfield.

Megjithatë trajneri gjerman pritet të bëjë ndryshime në formacion në ndeshjen e nesërme, duke lënë të pushohet qendërmbrojtësi Van Dijk.

Po ashtu, edhe Salah me gjasë do jetë në stol që përveç se u rikthye nga lëndimi, nuk po gëzon një formë të mirë.

E ky do jetë lajmi i mirë për Xherdan Shaqirin, që nesër pritet të jetë nga fillimi./Periskopi/

Shpërndaje në: