Lajme të mira për Realin, Mbappe pritet të rikthehet në kohë për ndeshjet ndaj Cityt

Lajme të mira për Realin, Mbappe pritet të rikthehet në kohë për ndeshjet ndaj Cityt

Superylli francez i Real Madridit, Kylian Mbappe vuajti disa kohë nga një lëndim në gjurin e tij të majtë, i cili tashmë la jashtë ndeshjes me Benficën në Ligën e Kampionëve, gjatë ditës së mërkurë.

Ai për herë të fundit luajti të shtunën e kaluar, në ndeshjen ndaj Osasunës, të cilën Reali e humbi 2-1.

Pasi kompletoi ndeshjen atë ditë, Mbappe u lëndua në stërvitje gjatë javës, dhe si pasojë mbeti jashtë nga takimi me klubin portugez.

Mirëpo, pas këtij lajmi të keq, tashmë vjen lajmi i mirë për madrilenët.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Kylian Mbappe pritet të rikthehet për Realin në ndeshjet vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

“Kylian Mbappe pritet të rikthhet në kohë për t’u përballur me Cityn në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve”, shkruan Romano, duke e cituar “COPE”.

Ishte shorti i sotëm që i vuri përballë këto dy skuadra për vitin e pestë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet do të luhen gjatë muajit mars, me Realin që i bën konak Cityt në ndeshjen e parë në “Bernabeu” me 11 mars, teksa ndeshja e dytë do të luhet në “Etihad” me 17 mars.

Ndërkohë, Mbappe këtë sezon ka shënuar 43 gola me klub dhe kombëtare.

Shpërndaje në: