Lajmëroni policinë këta dy persona po kërkohen për vjedhje

Lajmëroni policinë këta dy persona po kërkohen për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje.

Përmes njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se vjedhjet kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: