Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi

Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi

Pas një periudhe rreth dyvjeçare larg intervistave dhe ekranit, Vesa Vllasaliu, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim të drejtpërdrejtë.

Ajo ishte e ftuar në Prive by Liberta Spahiu, ku foli hapur për zhvillimet më të fundit në jetën e saj personale dhe vendosi t’u përgjigjet zërave që kanë qarkulluar në media.

Gjatë intervistës me Liberta Spahiu, Vesa ndau detaje për lidhjen e saj me Mirlind Dakun dhe rrugëtimin e tyre si çift.

Ajo tregoi edhe për ndryshimet që i ka sjellë jeta e re si nënë, duke zbuluar se prej dy muajsh ka përjetuar për herë të parë mëmësinë, një përvojë që e përshkruan si thellësisht transformuese, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Interesi i madh i publikut u përqendrua te thashethemet për një ndarje të mundshme mes tyre.

Vesa i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke sqaruar se marrëdhënia e tyre ka vazhduar normalisht dhe se nuk ka pasur krizë në çift.

Sipas saj, diskutimet për ndarje nisën nga një veprim i shpejtë në rrjetet sociale, i cili u interpretua gabimisht dhe u ekzagjerua.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 theksoi se gjithçka ishte një moment i shkurtër dhe pa asnjë domethënie reale për marrëdhënien e tyre./Periskopi

Shpërndaje në: