Lajmi i fundit në lidhje me Përfaqësuesen e Kosovës
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka treguar se ditën e hënë do tëpublikojë listën e 23 lojtarëve të ftuar për kualifikimet e botërorit, Rusia 2018.
Më 11 qershor, Kosova në stadiumin e Shkodrës, Loro Boriqi do të takohet me Kombëtaren e Turqisë.
Tani pas disa ndeshjeve të zhvilluara, selektori Bunjaki po e ka më të lehtë përpilimin e listave me lojtarë të ftuar para ndeshjeve të ndryshme.
Sidoqoftë, kampanja e Kosovës për t’u kualifikuar në Botërorin Rusia 2018 nuk është duke shkuar mirë sepse pas pesë ndeshjeve të zhvilluara ajo ka vetëm një pikë të grumbulluar. /Periskopi/



