Lajmi më i fundit në lidhje me Sanchez, ja çfarë thotë Wenger
Arsene Wenger konfirmon edhe njëherë tjetër qëndrimin e Alexis Sanchez te Arsenali, por ndërkohë bën gjithashtu të ditur se për momentin rinovimi i sulmuesit kilian me Topcinjtë e Londrës mbetet në pikëpyetje.
“Nuk ka asnjë të re lidhur me rinovimin e tij – deklaroi trajneri francez, por e sigurtë është që ai do të qëndrojë tek ne, edhe pse është në skandencë kontrate në verën e vitit 2018, Arsenali ka nevojë për shërbimet e Sanchez dhe pavarsisht se ekizston mundësia për ta humbur me parametër zero përpara interesave ekonomike ne vendosim ato sportive”, shtoi Arsene Wenger.



