Policia gjermane zbulon kush i shpërtheu bombat në Dortmund (Foto)
Sipas raporteve të fundit nga mediat policia gjermane i ka rënë në gjurmë sulmuesit të autobusit të Borussia Dortmundit.
Nga raportet e fundit të mediave policia është duke hetuar një “lidhje islamike” me shpërthimet ndaj autobusit të Borussia Dortmundit.
Agjencia e lajmeve “AFP” ka raportuar se është gjetur një letër në hapësirën e shpërthimeve në Dortmund, e që përmendi edhe sulmin në treg për Krishtlindje në Berlin dhe rolin e Gjermanisë në luftimin kundër Shtetit Islamik.
ISIS thuhet se qëndron pas ngjarjes, por për t’u sqaruar më mirë duhet pritur përfundimin e hetimeve. /Periskopi/




