Lajmi i fundit: Real Madrid tërhiqet nga ideja e Superligës Europiane

Lajmi i fundit: Real Madrid tërhiqet nga ideja e Superligës Europiane

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga projekti kontrovers i Superligës Evropiane.

Pa asnjë klub të mbetur, Superliga tani është zyrtarisht e shuar.

Ja deklarata e plotë e Real Madridit:

“UEFA, Klubet Evropiane të Futbollit (EFC) dhe Real Madridi kanë arritur një marrëveshje për të mirën e futbollit evropian të klubeve.

“Pas muajsh bisedimesh të mbajtura në dobi të futbollit evropian, UEFA, Klubet Evropiane të Futbollit (EFC) dhe Real Madridi njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje në parim për të mirën e futbollit evropian të klubeve, duke respektuar parimin e meritës sportive”

“Kjo marrëveshje parimore do të shërbejë gjithashtu për të zgjidhur mosmarrëveshjet ligjore që lidhen me Superligën Evropiane, sapo të zbatohet një marrëveshje përfundimtare.”

Shpërndaje në: