Lajmi i keq për diabetikët: Një substancë që gjendet në Coca-Cola zero, del të jetë kancerogjene
Një ëmbëlsues artifical i cili përdoret në versionin dietik të pijes “Coca-Cola” mund të shpallet si një substancë e cila mund të shkaktojë kancer te njerëzit, sipas një raporti të hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Aspartame, është substanca në fjalë e cila gjithashtu përdoret edhe në disa lloje të çumçakizave dhe produkteve të tjera të cilat reklamohen si produkte pa sheqer.
Ky përbërës prej shumë vitesh ka qenë në fokus të studimeve të ndryshme, duke e bërë kështu një nga elementet më të studiuara, i cili deri të më tani është shpallur si i sigurt për tu konsumuar nga më shumë se 90 agjensi të cilat merren me garantimin e sigurisë së ushqimeve.
Duket se ky rezultat i OBSH nuk është pritur mirë nga këto agjensi si edhe nga firmat të cilat e përdorin këtë përbërës në produktet e tyre. Ato shprehen se ky rezultat i ri mund të shkaktojë konfuzion te konsumatorët.
“Ne vazhdojmë të jemi të sigurtë në sigurinë e aspartame, duke u bazuar edhe në provat shkencore pozitive dhe sigurinë e dhënë nga më shumë se 90 shtete në botë.” – u shpreh Kate Loatman, drejtoresha ekzekutive e Asosacionit të Këshillave Internacional të Pijeve. Ndërkohë vlen të theksohet, se anëtarë të bordit të këtij institucioni është edhe firma “CocaCola”.
Ndërkohë vitin e kaluar, një studim i kryer në Francë me 100,000 të rritur tregoi se personat të cilët konsumonin ëmbëlsues artificial, përfshirë këtu edhe aspartame, kishin një rrezik pak më të lartë për të pasur kancer.
Agjensia internacionale për kërkime në fushën e kancerit është shprehur se klasifikimi i kësaj substance në këtë kategori do të ndihmojë që të zhvillohen më shumë studime në këtë fushë.
Muajin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi rekomandimim që individët mos të përdornin ëmbëlsues artificial për të mbajtur peshën nën kontroll.



