Lamine Yamal befason fëmijët në Dubai, luan me ta futboll në plazh

Lamine Yamal befason fëmijët në Dubai, luan me ta futboll në plazh

Futbollisti i Spanjës, Lamine Yamal është duke i kaluar pushimet e fundvitit në Dubai.

Yamal u shfaq në një prej plazheve më të mira në Emiratat e Bashkuara Arabe.

Disa fëmijë ishin duke luajtur futboll në rërë. Ai u afrua dhe i pyeti nëse mund të bashkohej me ta.

Të gjithë ishin të befasuar që një yll si Lamine u afrua për të luajtur me ta.

Barcelona rikthehet të luajë në vitin 2026, në janar kundër Espanyolit.

 

 

Shpërndaje në: