Lamine Yamal futet në librin e rekordeve pas golit spektakolar ndaj Mallorcas
Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka vazhduar serinë e tij të jashtëzakonshme të golave me një goditje spektakolare ndaj Mallorcës, duke arritur kuotën e 40 golave në 136 paraqitje me ekipin e parë, në moshën vetëm 18-vjeçare.
Sipas të dhënave të Opta, Yamal ka shënuar tashmë 24 gola në 92 ndeshje në LaLiga, duke u bërë lojtari nën moshën 19 vjeç me numrin më të madh të golave në pesë ligat kryesore evropiane në shekullin e 21-të.
Me këtë shifër, ai ka lënë pas edhe Kylian Mbappe, i cili në të njëjtën moshë kishte realizuar 23 gola.
Në këtë sezon, talenti i Barcelonës ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asistime në të gjitha garat, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës katalanase.
LAMINE YAMAL. THIS IS NOT FAIR.
Greatest Player itw at 18? pic.twitter.com/OKw0pjA49X
— sea (@neverlie) February 7, 2026
Seria e tij pozitive përfshin gola në tre ndeshjet e fundit të La Ligas, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Kopenhagës, si dhe në përballjen e Kupës së Mbretit ndaj Albacetes, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi .
Aktualisht, vetëm Ferran Torres, me 16 gola, ka realizuar më shumë gola se Yamal për Barcelonën në këtë sezon./Periskopi



