Lampard fillon punën si trajner i klubit të njohur anglez

Lampard fillon punën si trajner i klubit të njohur anglez

Ish-mesfushori i Chelseat ka nisur karrierën si trajner. Frank Lampard nga sot është trajner i ekipit Derby County që luan në ligën e dytë angleze, Championship.

Pas një karriere shumë të suksesshme si futbollist, ai për herë të parë ka marrë drejtimin e një ekipi në rolin e trajnerit.

Lampard është prezantuar sot te ekipi i Derby County, me të cilët ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

“Jam i lumtur që karrierën time si trajner e nisi me një skuadër me traditë”, ka thënë Lampard gjatë prezantimit.

“E di se nuk do të jetë e lehtë për të menaxhuar një skuadër, por unë kam ardhur këtu për të punuar shumë. Jam i gatshëm për sfidat që na presin në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Shpërndaje në: