Lampard: Gerrard mesfushori më i mirë kundër të cilit kam luajtur (Video)
Frank Lampard duke komentuar largimin e Yaya Toure nga Man City ka folur për kundërshtarët e tij më të mirë me të cilët ka luajtur
Legjenda e Chelseat ishte përballur në shumë raste kundër Steven Gerrard, derisa në kombëtaren angleze kishin qenë bashkëlojtarë, transmeton Periskopi.
“Yaya Touren do e vendosja në mesin e pesë mesfushroëve më të mirë me të cilët jam përballur gjatë karrierës sime,” ka thënë Lampard.

“Steven Gerrard ia kalon si më i miri kundër të cilit kam luajtrur, për vazhdimësinë gjatë viteve, por Yaya është aty me Roy Keane, Patrick Viera dhe Paul Scholes, dhe kjo tregon se sa shumë e vlerësoj atë,”. /Periskopi/.



