Lampard planifikon mega shpenzime pas embargos – ja si do të duket Chelsea me Zahan, Coutinhon dhe Icardin
Chelsea mund të gëzojë një skuadër të jashtëzakonshme për edicionin 2020/21, me Wilfried Zahan, Philippe Coutinhon dhe Mauro Icardin që janë pjesë e planeve të Frank Lampardit për të ardhmen.
“Të Kaltërit” janë aktualisht të pezulluar për transferimin e lojtarëve të rinj deri verën e ardhshme, por qysh tani po bëjnë plane për transferime të mëdha, transmeton Periskopi.
Në krye të listës së Lampard është ylli i Crystal Palace, Zaha, por Coutinho dhe Icardi janë gjithashtu në mesin e opsioneve.
Arsenali po e ndjekë me ngulm Zahan këtë verë, por Palace nuk po lëshon pe, derisa “Topçinjtë” nuk i kanë fondet e mjaftueshme për t’i sigruar shërbimet e tij.
Dhe “Telegraph” potencon se Palace preferon kalimin e Zahas te Chelsea, pasi kjo do t’ia mundësonte klubit ta mbajë atë edhe për një sezon.
Nëse tekniku i Chelseat arrin të sigurojë Zahan, së bashku me Coutinhon dhe Icardin, atëherë Chelsea do të kishte një formacion tejet impresiv. /Periskopi.com/




