Lamtumira emocionuese e Fabregas me Chelsean – mesfushori magjik largohet me kokën lartë (VIDEO)

Lamtumira emocionuese e Fabregas me Chelsean – mesfushori magjik largohet me kokën lartë (VIDEO)

Atë çka nuk e bëri kurrë me Arsenalin, e bëri me Chelsean. 

Cesc Fabregas sot luajti ndeshjen e fundit me Chelsean në ‘Stamford Bridge’ dhe momenti i zëvëndësimit të tij ishte tejet emocionues, shkruan Periskopi.

31 vjeçari, që në vitin 2014 la Barcelonën për ‘Blutë’, fitoi dy tituj të Premier Ligës, një FA Cup dhe një League Cup. Medalja e artë në ligë për spanjollin, ishte diçka që nuk arriti kurrë ta bënte me Arsenalin, por me Chelsean e bëri dy herë.

Kampion bote dhe i Evropës me Spanjën, ai shënoi 22 gola në 198 paraqitje, kurse në total në futbollin anglez [ku 8 sezone i kaloi te Arsenali] ka bërë 501 paraqitje dhe ka realizuar 79 gola.

Në ndeshjen e sotme ndaj Nottingham Forest, Fabregas ishte kapiten i skuadrës, derisa humbi mundësinë për të shënuar gol në ndeshjen e tij të fundit, pasi dështoi nga pika e bardhë.

Me shumë gjasa, skuadra e tij e ardhshme do të jetë Monaco e Thierry Henry. /Periskopi

Shpërndaje në: