Lamtumirë Dortmund, Reus e ka gati klubin e ri (FOTO)
Arsenal do të tentojë transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Marco Reus në rast se Alexis Sanchez vendos të largohet nga klubi, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”.
Reprezentuesi kilian ka edhe 18 muaj në kontratën e mbetur me “Gunners” ndërsa ende nuk e ka vazhduar atë, përcjell “Lajmi.net”.
Dhe, Arsenal është i gatshëm ta gjejë pasardhësin e tij duke identifikuar reprezentuesin gjerman si kandidatin ideal për ta zëvendësuar Sanchezin në vijën e sulmit.




