Lamtumirë milionat kinez, Tevez do të rikthehet te gjigandi botëror

Lamtumirë milionat kinez, Tevez do të rikthehet te gjigandi botëror

Futbollisti më i paguar në botë, sulmuesi i Shanghai Shenhua, Carlos Tevez mund të largohet nga klubi.

Ende pa u bërë një vit nga transferimi i tij në Kinë, Tevez mund të gjejë një destinacion të ri.

“Ole.com” raporton se presidenti i Boca Juniors, Angelici ka udhëtuar për në Kinë që ta bind Tevezin të rikthehet në Argjentinë, përcjell “lajmi.net”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Tevezit meqë në Shanghai Shenhua ka pagë prej gati 40 milionë euro në vit.

Shpërndaje në: