‘Lamtumirë’, Rama mban premtimin për mbylljen e basteve

‘Lamtumirë’, Rama mban premtimin për mbylljen e basteve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se është duke mbajtur premtimin e dhënë disa muaj më parë. 

Rama deklaroi se që nga viti 2019 nuk do të ekzistojë asnjë pikë e basteve në Shqipëri, përcjell Periskopi.

Dhe tani, ku kanë mbetur edhe dy ditë në përfundim të vitit, ai ka filluar të mbyll çdo pikë të basteve brenda territorit të Shqipërisë.

Rama këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook, ku ka shkruar: ”Lamtumirë”.

Rama njihet si një tifoz i madh i futbollit, më saktësisht i Juventusit, ndërsa shpeshherë ka ironizuar me tifozët e Inter. /Periskopi

Shpërndaje në: