Lamtumirë Real Madrid, zbulohet klubi i ri i Ronaldos (Foto)
Mediat në Spanjë kanë raportuar sot se Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur t’i ndajnë rrugët e tyre.
Gazeta ‘Marca’ ka raportuar se portugezi është duke menduar seriozisht transferimin në Francë.
Ronaldo është duke e menduar largimin për shkak të akuzave dhe padisë ndaj tij për evazion fiskal, transmeton Periskopi.
Cristiano për momentin gjendet në Rusi, ku me kombëtaren e Portugalisë po garon në Kupën e Konfederatave. /Periskopi




