Lamtumirë Wenger, trajneri i njohur iu ka thënë shokëve se do ta drejtojë Arsenalin (Foto)
Epoka e Arsene Wenger te londinezët duket se do të përfundojë në verën e këtij viti.
Francezi është kritikuar shumë për rezultate jo të mira dhe për mungesë të trofeve të mëdhenj me skuadrën nga Londra.
Calciomercato shkruan se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri iu ka thënë shokëve të tij se do të marrë drejtimin e ‘topçinjve’ në verë.
Po bëhen 13 vjet kur Arsenali e ka fituar për herë të fundit Premier Ligën angleze, ndërsa ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve. /Periskopi.com




