Lansimi i raketës: Hoxha nuk beson se raketa e Jahja Kokajt të VV-së do të kalojë orbitën e Tokës

Lansimi i raketës: Hoxha nuk beson se raketa e Jahja Kokajt të VV-së do të kalojë orbitën e Tokës

Analisti i çështjeve politike, Fadil Hoxha, nuk po beson në deklaratat e z. Jahja Kokaj nga Vetëvendosje që Kosova mund të bëhet me raketën e saj që mund të lansohet gjatë Qeverisë Kurti.

Kokaj deklaroi në sqarimin e tij se bëhej fjalë për “raketë disa-centimetërshe” dhe jo për raketa të mëdha siç i shohim në storiet e zakonshme.

Hoxha ka deklaruar se “nuk ekziston kurrfarë rakete disa-centimetërshe që është në gjendje të kalojë orbitën e Tokës dhe të vendosë një satelit.”

Ai ka shtuar se raketa që kanë mundësi të mbërrijnë orbitën dhe të vendosin satelitë posedojnë vetëm disa shtete dhe korporata të fuqishme.

Hoxha nuk beson se është aq e thjeshtë të ndërtohet një raketë që mund të mbërrijë hapësirën.

Statusi i plotë:

Duke u mundu me e arsyetu sharlatanizmin e bën një tjetër më të madh ky deputeti i VV.

Nuk ekziston kurrfarë rakete disa centimetërshe që është në gjendje të kalojë orbitën e Tokës dhe të vendosë një satelit.

Raketa që kanë mundësi të mbërrijnë orbitën dhe të vendosin satelitë posedojnë vetëm disa shtete dhe korporata të fuqishme si SpaceX e Elon Musk.

Janë makinat nga më komplekset që posedon njerëzimi.

Përndryshe SpaceX lanson satelitë të tillë të vegjël apo “microsats” (mikrosatelitë), siç i quajnë, por me raketa amerikane, ruse, kineze e indiane e jo të studentëve të Jahja Kokës.

Studentët, si gjithkund në botë, mund të bëjnë mikrosatelitë e të cilët mandej lansohen nga raketa të fuqishme të shteteve e korporatave që u përmendën.

Shpërndaje në: