Lansohet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg, forcohen lidhjet Kosovë–Austri
I Ngarkuari me Punë i Ambasada e Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, ka marrë pjesë si i ftuar nderi në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, e mbajtur në Aeroportin e Salzburgut “Aeroporti i Salzburgut Wolfgang Amadeus Mozart”.
Në ceremoninë zyrtare morën pjesë edhe drejtoresha ekzekutive e aeroportit, znj. Bettina Ganghofer, si dhe përgjegjësja për marketing, znj. Isabella Laimer.
Linja e re direkte do të operohet nga kompania GP Aviation dhe do të realizojë dy fluturime në javë, duke lehtësuar udhëtimet e diasporës kosovare dhe duke rritur shkëmbimet kulturore, ekonomike dhe turistike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Postimi i plotë:
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, mori pjesë, si i ftuar nderi, në ceremoninë e përurimit të linjës së re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e Aeroportit, znj. Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, znj. Isabella Laimer.
Linja e re direkte, e operuar nga GP Aviation, do të ofrojë dy fluturime në javë, duke lehtësuar udhëtimin e mërgatës sonë drejt atdheut dhe duke nxitur më tej shkëmbimin kulturor, ekonomik dhe turistik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Salzburgu bëhet kështu qyteti i dytë, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore.
Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe për forcimin e mëtejmë të lidhjeve ndërmjet dy vendeve!



