Lansohet promo zyrtare e Hardh Fest 2018 (Video)
Tashmë është lansuar edhe promo zyrtare e Festivalit Hardh Fest 2018, që do të mbahet më 7, 8 dhe 9 shtator në Rahovec, shkruan Periskopi.
Në një publikim në Facebook bëhet e ditur se edhe këtë vit promo zyrtare e Festivalit është realizuar nga Artvision.
”Në vazhdim mund të gjeni promon zyrtare të edicionit të 17-të të festivalit të vjeljes së rrushit “HardhFest” të realizuar nga sponsori tradicional Artvision. Për ilustrimin e promos është kujdesur Florent Pista, përderisa muzika është e realizuar nga Elton Dema Shtavica”.
”Me peisazh piktoresk e me pamje kah vneshta, me atmosferën e jashtëzakonshme n’Konak t’Rahovecit, me paraqitjen e Rockerëve më të mirë të rajonit si dhe me legjendën e Rockut, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, do t’ju mirëpresim me 7, 8 & 9 shtator në Rahovec. Mos harroni, një gote verë shijon më shumë me pamje kah vneshtat”, përfundon njoftimi./Periskopi



