Largimi i gazetares nga RTK, Cakolli: Kush do të mbetet për t’i lexuar lajmet, mbase vetë ata që shkruajnë tekstet e propagandës
Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar për mosvazhdimin e kontratës nga ana e RTK-së për gazetaren Edina Avdiu, duke thënë se “një transmetues publik që vazhdimisht ndëshkon profesionalizmin, pastron zërat kritikë, dhe në anën tjetër shpërblen servilizmin, pushon së qeni medium publik”.
Në reagimin e tij, Cakolli thotë; “Me këtë ritëm, pyetja reale nuk është kush po largohet nga RTK. Dilema është kush do të mbetet për t’i lexuar lajmet në fund. Mbase do të mbeten t’i lexojnë vetë ata që shkruajnë tekstet e propagandës”.
Reagimi i tij i plotë:
Ky nuk është më thjesht veç një rast i paligjshmërisë, servilitetit, e censurës në transmetuesin publik – se me të tilla veçse jemi mësuar. Kjo është tashmë edhe çnjerëzore.



