Largimin e Mourinho e kërkuan edhe kuzhinierët!

Largimin e Mourinho e kërkuan edhe kuzhinierët!

Rezultatet relativisht të këqija dhe polemikat e supozuara me yjet e mëdha të Manchester United i kanë kushtuar me largim nga posti i tij Jose Mourinhos.

Ed Woodward ishte i etur ta shkarkojë portugezin, por vendosi të marrë vendimin para ndeshjes kundër Cardiffit, transmeton KosovaPress.Mourinho u largua dhe u pasua nga Ole Gunnar Solksjaer, i cili do të jetë në stol deri në fund të sezonit.

Futbollisti i njohur Wayne Rooney thotë se Mourinho kishte një ndikim negativ në klubin e Old Trafford.

“Largimin e tij nuk e donin vetëm lojtarët, por të gjithë në klub. Jam i sigurt se Ed dhe stafi, madje edhe kuzhinieret po mendonin ashtu,” tha Rooney. Ai porosit se për të qenë skuadra e suksesshme dhe në drejtimin e dëshiruar, gjithçka duhet të jetë nën kontroll. “Situata ishte e keqe, por Ole erdhi. Ai është një person i shkëlqyer dhe besoj se mund ta rregullojë situatën. Në fytyrat e futbollistëve serish shihet një buzëqeshje dhe kjo është një shenjë e mirë”, tha Rooney, raporton KP.

Shpërndaje në: