Largohet nga Chelsea, Costa transferohet atje ku nuk e ka pritur askush
Diego Costa në fund të sezonit do t’i japë lamtumirën e pashmangshme skuadrës së Chelseas. Të premten e kaluar braziliani i natyralizuar si spanjoll është fotografuar në një restorant në Londër me agjentin Jorge Mendes dhe katër persona të tjerë.

Personat misterioze ishin përfaqësues të skuadrës kineze Tianjin Quanjian të cilët kanë negociuar për të nënshkruar një parakontratë në mënyrë që në fund të sezonit sulmuesi të transferohet në Kinë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, transmeton syri.net.
Paga e spanjollit është përllogaritur 25 milionë sterlina në sezon ose e thënë ndryshe plot 30 milionë euro.
Kujtojmë që pjesë e Superligës kineze janë ‘yje’ si: Tevez, Alexandre Pato, Axel Witsel, Hulk etj.



