Largoni njollat e djegura nga enët duke i pastruar me qese të përdorura çaji

Largoni njollat e djegura nga enët duke i pastruar me qese të përdorura çaji

Tiganët ose tenxheret e djegura janë një makth për t’u pastruar — duket sikur sado t’i fërkosh, papastërtia nuk hiqet kurrë.

Ndonjëherë mund të të zërë paniku dhe të mendosh se enët janë prishur përfundimisht. Disa madje irritohen aq shumë sa mendojnë t’i hedhin në kosh.

Por para se të heqësh dorë prej tyre, një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e lirë mund t’i shpëtojë.

Ekspertja e pastrimit, Lynsey Crombie, ka zbuluar se një qese çaji mund të bëjë mrekulli.

Ajo shpjegoi:

“Kush ka kohë të fërkojë tiganë të djegur gjatë Krishtlindjeve? Mund t’i shpëtosh shpejt dhe të kursesh lodhjen duke hedhur në ujë një qese çaji të përdorur. Mbush enën me ujë të nxehtë dhe vendose qesen e çajit. Lëre që qeset e çajit të bëjnë punën e vështirë. Shijo darkën dhe kur të mbarosh, thjesht derdhe ujin — pjesët e djegura do të zhduken para syve”.

Truku funksionon si me qese çaji të reja, ashtu edhe me të përdorura. Ndjekësit e Lynsey-t e kanë provuar tashmë. Njëri shkroi:

“E provova trukun me qesen e çajit këtë fundjavë — fantastik!”

Një tjetër tha:

“Ia tregova këtë truk familjes, të gjithë e pëlqyen”.

Një koment tjetër:

“Çfarë truku! Faleminderit, Lynsey”./Periskopi/

 

Shpërndaje në: