Latifi për vendimin e Komunë së Prishtinës: Një ditë si pa e kuptuar, shfaqet ajatollahu në krye të shtetit

Latifi për vendimin e Komunë së Prishtinës: Një ditë si pa e kuptuar, shfaqet ajatollahu në krye të shtetit

Profesori universiar Blerim Latifi, ka reaguar ndaj vendimit të shkollave në kryeqytet për shkurtimin e orarit të procesit mësimor, përgjatë muajit të Ramazanit, shkruan Periskopi.

Sipas Latifit kjo punë fillon kështu, me gjëra të vogla që duken të padëmshme derisa një ditë, si pa e kuptuar, shfaqet ajatollahu në krye të shtetit.

“Po, saktësisht kështu fillon kjo punë: ma ca gjëra të vogla, në shikim të parë të padëmshme, si adaptimi i orareve të shkollave publike me oraret e ritualeve fetare; pastaj, ngadalë, qetë-qetë, kalohet në adaptimin e ligjeve të shtetit me kërkesat e dogmave fetare dhe një ditë, si pa e kuptuar, shfaqet ajatollahu në krye të shtetit. Por meqë jemi në Europë kjo mund të zgjas e shumta një javë, derisa tanket serbe të marrin dritën e gjelbërt për të marshuar në Kosovë.”, ka shkruar Latifi.

Mushkolaj reagon ndaj vendimit për shkurtimin e orarit mësimor në Ramazan: Ky vendim është antikushtetues

Shpërndaje në: