Lavrov paraqitet nga hoteli: Mohohen raportimet se është shtrirë në spital

Lavrov paraqitet nga hoteli: Mohohen raportimet se është shtrirë në spital

Me pantallona të shkurtra e bluzë sportive, me një imazh që nuk e kishim parë më herët. Kështu u shfaq kryediplomati rus Sergei Lavrov nga hoteli në Indonezi, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e G20, me qëllim që të hedhë poshtë zërat për probleme me shëndetin.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është shfaqur në një video me sa duket nga dhoma e tij e hotelit në Bali, pasi Moska mohoi me forcë raportet se ai ishte në spital.

Duke folur me agjencinë ruse të lajmeve TASS, ai tha se raportet ishin një “lojë politike”. Në videon e shpërndarë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, ai pyetet për raportet se është i sëmurë.

Ai përgjigjet se kjo nuk është e vërtetë.

Shpërndaje në: