Lazio me falënderim special për Thomas Strakoshën (Foto)
Thomas Strakosha u zgjodh futbollisti më i mirë i ndeshjes në përballjen ndaj Interit.
Shqiptari i mohoi një gol të sigurt mesfushorit kroat Ivan Perisiç në pjesën e parë, në ndeshjen të luajtur këtë të shtunë në ‘San Siro’.
Kurse, Lazio ka vendosur që sot të shprehë vlerësimin për portierin shqiptar, me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Komplimente Thomas Strakosha, je ti MVP (shkurtim për Lojtari më i vlefshëm) i Inter-Lacio”, shkruante klubi duke e shoqëruar postimin me pritjen e portierit kuqezi.




