Lazio fiton 20-0 | Ronaldo nuk do ta ketë lehtë në Itali
Lazio ka fituar me rezultat 20 me 0 në një ndeshje miqësore përballë skuadrës së Auronzos, shkruan Periskopi.
Nuk dihet nëse në këtë ndeshje ka luajtur futbollisti i Kombëtares së Kosovës Valon Berisha pasi nuk rezulton në mesin e shumë golashënuesve të kësaj sfide. Lojtari më efikas i ndeshjes me gjashtë gola të shënuar ishte 21 vjeçari Alessandro Rossi.
Efikas është treguar edhe Sprocati me dy gola. Ndërkohë që kanë shënuar edhe lojtarë të tjerë si Jordao, Minela, Murgia etj.
Lazio në këtë edicion do të luajë në Europa League, ndërkohë që me përforcimet e bëra klubi synon sërish që të ngjitet në top-4sh. /Periskopi
82’ – Altra doppietta: due gol in questa partita anche per #Sprocati#LazioAuronzo 16-0 pic.twitter.com/yQkRVDwdEA
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 18, 2018



