Lazio mund të largohet nga Serie A
Lazio po e mendon seriozisht largimin nga Serie A, pas humbjes 1:3 nga Torino
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ndjen se janë viktimë e kampanjës politike, të cilët nuk duan që skuadra e tij të përfundojë në top katërshe.
Sipas Premium Sport, Lazio është duke e menduar seriozisht largimin nga garat këtë sezon.
Lazio u ankua në vendimet e gjyqtarëve në humbjen 1:3 ndaj Torinos, ku nuk u akordua penallti pas prekjes me dorë të Iago Falque, ndërsa në anën tjetër Ciro Immobile u ndëshkua me karton të kuq.
Pas ndeshjes trajneri Simeone Inzaghi tha se kjo është java e katërt me radhë që ata po dëmtohen nga vendimet e gabuara të gjyqtarëve.



