LDK sot mban tubime në Klinë, Istog dhe në degën 5 të Prishtinës, Abdixhiku prezanton vizionin e tij për Kosovën
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të bëjë sot hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetori në Klinë.
Këtë e ka bërë të ditur LDK-ja përmes një njoftimi për media.
“Shihemi sot në Klinë – Istog – Prishtinë Dega 5.Në këto tubime elektorale, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për të prezantuar Programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë.Në Klinë, Istog, si dhe në Prishtinë Dega 5, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve tanë përkatës, njerëz të dëshmuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve”, thuhet në njoftim.
LDK iu ka bërë thirrje qytetarëve, aktivistët dhe familjarët që të marrin pjesë në këtë tubim.
“Sot, ejani të gjithë, qytetarë, aktivistë, familjarë e miq; ejani për ta dëgjuar programin; ejani për ta dhënë mbështetjen tuaj.Zgjidh shpresën! Le të bëhemi bashkë për shtetin, për Kosovën tonë! Eja dhe bëhu ndryshimi!”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:



