LDK-ja sot mban tubime elektorale në Gjakovë, Rahovec e Malishevë: Le të bëhemi bashkë për shtetin, për Kosovën tonë

LDK-ja sot mban tubime elektorale në Gjakovë, Rahovec e Malishevë: Le të bëhemi bashkë për shtetin, për Kosovën tonë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot tubime elektorale në Gjakovë, Rahovec e Malishevë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të prezantojë atje programin dhe vizionin e partisë së tij.

“Shihemi sot në Gjakovë – Rahovec – Malishevë!✌️ Në tubimet elektorale të sotme, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për të prezantuar Programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë”, njoftoi LDK-ja.

“Në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve tanë nga këto qytete, njerëz të dëshmuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

LDK-ja bëri thirrje për bashkim “për shtetin”.

“Sot, ejani të gjithë, qytetarë, aktivistë, familjarë e miq; ejani për ta dëgjuar programin, ejani për ta dhënë mbështetjen tuaj. Zgjidh shpresën! 💙 🤝 Le të bëhemi bashkë për shtetin, për Kosovën tonë! Eja dhe bëhu ndryshimi! VOTO 123 – LDK ✌️“, thuhet në njoftim./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: