LDK kryen punë me koalicione, Ismet Beqiri shkon në KQZ

LDK kryen punë me koalicione, Ismet Beqiri shkon në KQZ

 

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka përfunduar punë sa i përket lidhjeve të koalicioneve parazgjedhore.

Kjo pasi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, rreth orës 23:00 ka shkuar Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së.

Beqiri ka shkuar në KQZ për të dorëzuar dokumentet të cilat vërtetojnë se tashmë kjo parti hynë në zgjedhjet e 11 qershorit si  koalicion i përbërë nga ‘Alternativa’ e drejtuar nga Mimoza Kusari Lila e Ilir Deda si dhe AKR-ja e drejtuar nga Behxhet Pacollin.

Sic raportin Televizioni Publik, drejtpërdrejtë nga KQZ-ja, deri në orën 23:00, përveç Beqirit nga LDK-ja, askush tjetër nuk ka shkuar të dorëzojë dokumentet përkatëse për të zyrtarizuar ndonjë koalicion./Periskopi

Shpërndaje në: