LDK pësoi debakël edhe në komunat ku është bastion i pathyeshëm – Ja rezultatet që mori
Debakël të vërtetë ka pësuar Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e mbajtura sot, më 28 dhjetor. Në kohën kur pritej me entuziazëm nga akterë të lartë të LDK-së, një ngritje e numrit të votave për dallim nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti doli edhe më keq në krye me Lumir Abdixhikun.
Kur po numërohen 93% të kutive të votimit, sipas KQZ-së, LDK ka 13,85 %.
Ajo që bie më shumë në sy është se edhe në bastionet, ku edhe qeverisë me komuna, LDK pati një performancë tejet të dobët në këto zgjedhje.
Në Lipjan, Prishtinë, Pejë, Podujevë, Fushë Kosovë [deri në zgjedhjet e fundit lokale ku kishte qeverisur për më shumë se 20 vjet], e komuna tjera, LDK ka këto vota si më poshtë:








