LDK prezanton kandidatët për kryetarë komunash të shtunën, Abdixhiku: T’i japim qytetarëve të ardhmen që e kanë merituar gjithherë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se të shtunën do të bëhet prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se këtë ditë ata do të prezantojnë të gjithë kandidatët e tyre për kryetarë komunash.
“Ja ku po nisim prapë!Të shtunën, nga ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë. Hapim fushatën zgjedhore dhe prezantojmë të gjithë kandidatët tanë për Kryetarë Komunash.
Ejani të gjithë.Le t’i japim vendit, komunave tona, qytetarëve tanë të ardhmen që e kanë merituar gjithëherë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



