LDK’ja e përjashton nga pjesëmarrja në Kuvend Armend Agollin dhe tre delgatë të tjerë

LDK’ja e përjashton nga pjesëmarrja në Kuvend Armend Agollin dhe tre delgatë të tjerë

Delegati i LDK’së, Armend Agolli nga dega në Mitrovicë, ka njoftuar publikisht se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e partisë që pritet të mbahet më 31 janar, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në Facebook, Agolli ka bërë të ditur se ai, së bashku me tre delegatë nga Mitrovica dhe disa delegatë të tjerë nga degë të ndryshme, janë larguar nga lista e pjesëmarrësve pa asnjë sqarim zyrtar.

Sipas tij, përzgjedhja selektive e delegatëve, pa transparencë dhe pa kritere të qarta, rrezikon seriozisht legjitimitetin e procesit kuvendar.

“Kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë e pa kritere të qarta, procesi rrezikon me humb legjitimitetin”, ka shkruar Agolli.

Postimi i tij i plotë:

Sot jam përjashtue nga pjesëmarrja në Kuvend, pa asnjë sqarim zyrtar. Bashkë me mua u larguan edhe 3 delegatë nga Mitrovica, si dhe disa delegatë të tjerë nga degë të tjera.
Kuvendi mbahet më 31 janar dhe kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë e pa kritere të qarta, procesi rrezikon me humb legjitimitetin.
Kërkoj:
• arsyetim me shkrim për largimin tonë,
• publikimin e listës së delegatëve dhe kritereve,
• trajtim të barabartë, pa presion e pa selektime politike.
LDK eja forcohet me rregull e besim — jo me përjashtime

Shpërndaje në: