Leartën së shpejti do ta shohim si këngëtare
Shyhrete Behluli është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
E përpos saj, në familjen Salihu është edhe një tjetër këngëtare,vajza e Shyhretës, Engjellusha, shkruan lajmi.net
Mirëpo, siç duket numri i artistëve në këtë familje po shtohet.
Kjo se, reja e Shyhretës, Learta është përgjigjur në një nga pyetjet e bëra në Instastory ku dikush i ka shkruajtur se ia ka dëgjuar zërin kur këndon dhe se a mendon të bëhet këngëtare.
“Së shpejti” ka qenë përgjigja e Leartës e cila na bën të mendojmë se së shpejti do të debutojë në muzikë!
Nëse ndodh kjo, padyshim që nuk do mungojnë duetet e saj me Shyhretën dhe Engjin!




