LeBron James dhe Kevin Love udhëheqin Clevelandin drejt shkatërrimit të Bostonit (Video)

LeBron James dhe Kevin Love udhëheqin Clevelandin drejt shkatërrimit të Bostonit (Video)

Cleveland Cavaliers ka shënuar fitore të thellë me rezultat 117 – 104 në TD Garden ndaj Bostonit në finalen e parë të konferencës lindore.

Diferenca e madhe u shënua në dy fraksionet e para kur Cavs krijuan një epërsi prej 20 pikësh, epërsi që asnjëherë nuk u lëshua nga dora.

I pandalshëm në këtë takim ishte LeBron James me 38 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, i ndihmuar nga Kevin Love me 32 pikë e 12 kërcime.

Me këtë fitore në terenin mysafir Cavs i hap rrugët vetes që me një fitore tjetër në TD Garden të kthehet në shtëpi me avantazh 2-0 dhe mundësi për deklasim 4-0 në dy ndeshjet tjera kthyese.

Shpërndaje në: