LeBron James ka një premtim për ekipin e LA Lakers

LeBron James ka një premtim për ekipin e LA Lakers

Basketbollisti i ri i Los Angeles Lakers, LeBron James është shprehur tejet optimist sa i përket sezonit të ri që do filloj shumë shpejt.

”Nuk kam aspak presion. Kam menduar shumë para se ta zgjidhja ekipin e ri, por fola me familjen time dhe për shkak tyre jam lojtarë i Lakers”.

”Nëse unë do jem në formë, të gjithë do bëjmë mirë. Ti marrim gjërat nga e para, pasi është sezoni i parë”, u shpreh ai që konsiderohet si basketbollisti më i mirë i këtij shekulli.

Për ish-lojtarin e Cleveland Cavaliers dhe Miami Heat do jetë hera e parë që do luajë në Konferencën Perëndimore, ku do jetë një ”ferr” i vërtetë./Periskopi/

Shpërndaje në: