Lebron James ‘shpërthen’ kundër gazetarëve
“Janë broçkulla dhe ai që e shkroi atë raport është një broçkull, sidomos para një ndeshje të tillë. Ne duhet të fokusohemi në atë që duhet të bëjmë në mënyrë që të garojmë për fitimin e titullit. Jemi këta që jemi. Menaxheri gjeneral i ynë do të përkujdeset që të kemi të gjithë lojtarët që na duhen para fillimit të ‘play-offs’”, tha James.
Katër herë lojtari më i mirë në NBA, para dy javësh kishte thënë se ekipit të tij i duhet një ‘playmaker’ për të rritur mundësitë e fitimit të kampionatit. /Periskopi.com



