Ledina Çelo shfaqet joshëse në Maldive (Foto)
Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi nga ngjarjet e saj në jetën e përditshme, teksa nuk mungojnë nganjëherë as fotografitë, në të cilat shfaqet provokuese.
Dje (e enjte) Ledina ka kremtuar ditëlindjen e saj, gjersa me këtë rast ajo ka vendosur që bashkë me familjen të udhëtojnë për disa ditë pushimi në ishujt Maldive.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram Story disa fotografi, në të cilat është shfaqur mjaft seksi me bikini, teksa shijon ditët e ngrohta në ishujt e largët.
Ndonëse i ka arritur të 40-tat në moshë, ajo po arrin që mjaft mirë të ruaj linjat trupore, duke u shquar kështu si një nga trupat më seksi në estradë. /Telegrafi/




