Ledri këngë me bashkëpunëtorin e ngushtë të Beyonce-s
Epo, thoni ç’të doni por grupi i labelit “Nesër”, ku bëjnë pjesë këngëtarë si Era Istrefi, Ledri apo Buta janë treguar mjaft të zgjuar! Sapo Beyonce u shkëput nga muzika sepse lindi binjakët, ata arritën të “bëjnë për vete” një pjesë të mirë të stafit të këngëtares të njohur.
Fillimisht, siç bën të ditur Blitz.al, koreografi i divës së muzikës, Chris Grant do të punojë me Era Istrefin për festivalin në Rusi dhe për klipin e ri…po Ledri? Edhe “çunit” i kemi gjetur dikë me emër që do të punojë me të.

Bëhet fjalë për producentin Myles Williams, (emri i vërtetë: Moraites of Fort Lee), firma e të cilit gjendet në këngën “Freedom”, të albumit “Lemonade”, që cilësohet një nga këngët më të bukura e më të fuqishme të albumit.
Madje, shumë tabloide të njohur e kanë renditur në vend të parë në listën e këngëve më të mira të vitit që lamë pas.

Dhe gjejeni pak kush do të punojë me Williams? Voilaaaaa: Ledri!
Burime të njëjta kanë treguar se reperi dhe producenti po punojnë së bashku, jo në një, por në disa këngë, të cilat kanë kaluar fazën e hedhjes në letër dhe kanë nisur atë të krijimit. Këngët do të jenë në shqip, që do të thotë se do të kemi mundësinë t’i shijojmë të gjithë!

Ndërkohë, po të njëjta burime kanë treguar ekskluzivisht për ne se skuadra e Erës dhe Ledrit kanë arritur të krijojnë marrëdhënie mjaft të mira me Parkwood Entertainment apo ndryshe, “skuadra” e Beyonce-s. Prandaj dhe projektet me ta nuk do të mungojnë, por përkundrazi do të jenë të shumta.
Ne dime t’ju themi diçka: në gusht bëhuni gati sepse Ledri do të na çudisë!