“Ledri Vula, patriot” – a u solidarizua ambasadorja me reperin kosovar
Dje këngëtarja me prejardhje kosovare e njohur botërisht, Rita Ora mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skënderbeu”, ku mendohet se për ta ndjekur atë u mblodhën rreth 300 mijë qytetarë.
Megjithatë, para saj këndoi reperi vendor Ledri Vula, i cili në rrjete sociale nga shumë njerëz tallej kur krahasohej me Rita Orën.
Të gjitha meritat për atmosferën e krijuar mbrëmë i shkuan Rita Orës.
Njerëzit u argëtuan me këngët e saj që janë hite botërore.
Por, lëvdata të tilla nuk pati edhe për Ledrin nga shumë njerëz.
Ajo që u kujtua ta vlerësoj edhe performancën e reperit komercialist ishte ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Madje Ledrin ajo e quajti edhe patriot.
“Ledri, djali ma i mirë i Prishtinës, faleminderit pafundësisht për emocionet që na i dhurove mbrëmë. Ti nuk je veç artist i shkëlqyeshëm, ti je patriot. Jam krenare me ty. Të ngjaftë Arbëri”, shkruan ajo.
Ky reagim i Çitakut i ngjan një ngushëllimi me Ledri Vulën, i cili nuk kishte qendrën e vëmendjes siç ndodh rëndom në koncertet e tij më të vogla në diasporë e klubet kosovare. /Periskopi/



