Leganes shokon Real Madridin | Madrilienët rrezikohen me eliminim nga kupa

Leganes shokon Real Madridin | Madrilienët rrezikohen me eliminim nga kupa

Real Madrid është duke luajtur ndeshjen e dytë kundër Leganes në kuadër të ‘Kupës së Mbretit’.

Madrilienët janë duke humbur në shtëpi nga skuadra e vogël e Leganesit me rezultat 2:1. Ndeshja e parë përfundoi 1:0 për Realin.

Kështu rezultati i përgjithshëm, momentalisht është 2:2, por ky rezultat e dërgon skuadrën e Leganesit në gjysmëfinale, pra eliminohet Real Madrid.

Në pjesën e parë, përkatësisht në minutën 31 shënoi skuadra e Leganes me anë të Erasos. Por, me fillim të pjesës së parë barazoi Benzema.

Ndërsa, në minutën e 55-të Gabriel kaloi në epërsi mysafirët. Momentalisht po zhvillohet minuta e 78-të. /Periskopi

Shpërndaje në: