Legjenda Pele i dërgon mesazh Ronaldos pas rekordit të arritur (Foto)
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka shkuar në 78 gola me Portugalinë, duke lënë prapa legjendën braziliane Pele me 77 gola për me Brazilin.
Portugalia i ka mposhtur 5:1 Ishujt Faroe, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shënoi het-trik 3’, 29’ dhe 65’.
Me këto tre gola, portugezi ka hyrë në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në histori të futbollit me Kombëtare.
Këtë sukses të portugezit e ka përshëndetur edhe vet Pele me anë të një postimi në Twiter.
“Urime Ronaldos që i është bashkuar elitës së pestë të FIFA-s si golashënues. Përgëzime”, shkruan Pele.
Para Ronaldo janë vetëm Godfry Chitalu i Zambisë më 79 gola, Kunishige Mamamoto i Japonisë më 80 gola, Ferenc Puskas i Hungarisë më 84 gola dhe Ali Daei i Iranit më 109 gola.





