Legjenda angleze nuk ka turp të shpreh mbështetjen për Trumpin: Ai ka bërë më shumë se çdokush tjetër për Amerikën
Sam Allardyce i njohur ndryshe si Big Sam ka zbuluar për talkSPORT, përkthen Periskopi, se është përkrahës i presidentit kontravers amerikan, Donald Trump, ndërsa e ka kritikuar ashpër kryeministren britanike, Theresa May
Mëngjesi sportiv [emision] ishte po aq i paparashikueshëm sa flokët e presidentit amerikan Trump të enjten në mëngjes, derisa Alan Brazil foli me Big Samin edhe për politikë.
Trumpi e ka polarizuar debatin politik në Amerikë që kur e mori detyrën në janar të 2017-s, por duket se e ka fituar një fans të veçantë, ish menaxherin e Kombëtares së Anglisë, Sam Allardycein, përkthen Periskopi.
“Ai ka bërë më shumë për Amerikën se që ne mund ta imagjinojmë,” tha Allerdyce.
“Ai po e bën ekonominë amerikane që të lulëzojë, ndërsa ne po bojmë veç rrëmujë. Po dukemi aq budallenj në nivelin politik, është turpëruese, është globalisht turpëruese se çka po bëjmë me Brexitin.”



